Nga stuhi breshëri deri ne diell/ Si do të na paraqitet moti në fundjavë

Temperaturat në Shqipëri do të vijojnë të mbeten normale për stinën edhe përgjatë kësaj fundjave.

Sakaq, nuk pritet të shkojnë më shumë se 34 gradë celcius, që janë temperatura lehtësisht mbi mesataren shumë vjeçare.

Sinoptikanët parashikojnë që i nxehti afrikan që ka “pushtuar” Europën nuk do të prekë drejt për drejtë Shqipërinë.

- Advertisement -

Gjithashtu sipas tyre të shtunën dhe të dielën nuk do të mungojnë as stuhitë e breshërit në zonat malore në juglindje të vendit.

Ndërkohë që fundi i muajit qershor pritet të sjellë një rritje graduale të temperaturave sa i përket vlerave të larta.

Kto te fundit parashikohen të shkojnë deri në 38 gradë celcius.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit