“Në park je më i rrezikuar nga Covid se në bar”, zv. ministrja Rakacolli bën deklaratën

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka folur mbi vendosjen e maskave me detyrim edhe në ambientet e jashtme. Sipas Rakacollit, njerëzit janë më të rrezikuar në një park se sa në një bar.

Ajo ka deklaruar ndërkaq, se nuk është e nevojshme mbajtja e maskës në palestër. Rakacolli ka deklaruar se maska do të vendoset kur hyjmë apo dalim nga një bar a restorant.

Gjithashtu, Rakacolli ka zbuluar se ç’mund të bëjnë njerëzit që nuk e mbajnë dot maskën sepse u pengon frymëmarrjen. Ajo ka thënë se ata do marrin një rekomandim nga mjeku për këtë problem që kanë.

“Parku është ambient i hapur, në park nuk respekton maskën, mund të jesh më i rrezikuar se në një bar kur ruan distancën. Dhe kjo është e vërtetuar, ka studime”, tha Rakacolli.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Zbardhen prapaskenat e sherrit, ja arsyeja pse aktori Rezart Veleshnja u largua nga emisioni “Shiko Kush Luan”

Sezoni i ri i “Shiko Kush Luan” nisi me dy kapitenët Florjan Binaj dhe Rezart Veleshnja, mirëpo ky i fundit u shfaq vetëm në...

Aksident rrugor në Tiranë, motori përplas 75-vjeçaren

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Një motor, ka përplasur një këmbësore në rrugën ‘Tre...

Kur do të ndryshohet ora dhe a është kjo hera e fundit? Ja çfarë ka vendosur Bashkimi Evropian

Edhe në këtë vit ndryshimi i orës do të jetë si në vitet më parë, pavarësisht se BE e ka marrë tashmë vendimin për...

Momente nga protesta sotme/ 18 të proceduar, mes tyre ish deputetja dhe kreu i lëvizjes “Vetëvendosje”

Policia ka proceduar penalisht 18 shtetas, 3 prej tyre organizatorë të tubimit të sotëm para ministrisë së Jashtme greke.Ata do procedohen për veprat penale...