Një aksident tragjik i ka marrë jetën një të riu shqiptar. Viktima është identifikuar si 22 vjeçari Gevis Muhaj.
Incidenti fatal ka ndodhur pasditen e së dielës në zonën e Argenta në Itali. I riu punonte si mekanik në një kompani dhe po kthehej nga puna në momentin e aksidentit.
Në një çast, ai humbi kontrollin e mjetit dhe makina u përplas me një pemë. Përplasja e makinës “Ford Fiesta” ishte aq e fortë sa i shkaktoi vdekjen e menjëhershme shqiptarit.
Ndonëse në vendngjarje mbërriti menjëherë ambulanca, Gevisi kishte humbur jetën. U desh ndërhyrja e zjarrfikëseve për të nxjerrë trupin e tij nga makina.