Horror në Kombinat/ 30 vjeçarja kishte 15 muaj e vdekur, tronditëse çfarë u zbulua nga ekspertiza, fqinja e tyre bën deklaratën shokuese

Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe vajza e saj, Anisa Josifi, 30 vjeçe, prej kohësh ishin të vdekura. Anisa kishte plot 15 muaj që kishte vdekur, ka rezultuar nga ekspertiza mjeko-ligjore paraprake e trupit të viktimës.

Ekspertët zbulojnë se trupi ishte mumifikuar sepse ishte mbështjellë ditë pas dite me çarçafë të hollë kur nëna ishte gjallë. Bashkë me vajzën që ka mbijetuar, Blertën, 34 vjeçe, dyshja e lyenin trupin e pajetë të 30 vjeçares me vaj dhe uthull që mos të dekompozohej.

Viktimat

Në banesën e tyre policia ka gjetur shënime fetare. Fqinjët thonë se nëna dhe dy vajzat kanë qenë praktikante të sektit “Dëshmitarët e Jehovait”.

Trupat e viktimave u gjetën në dhoma të ndryshme. Vajza ndodhej në dhomën e saj, nëna përtokë në një dhomë tjetër, ndërsa Blerta u gjet në korridorin e banesës, e vetëdijshme.

Raportohet se tri vajzat besonin tek “Ringjallja” për shkak të besimit që kishin zgjedhur. Blerta Josifi, që tani është shtruar në urgjencën e spitalit psikiatrik nr. 5 në Tiranë, ka thënë se ajo dhe nëna kanë refuzuar ushqimin për 40 ditë me rradhë.

“Nëna vdiq, unë mbijetova”, u shpreh Blerta. Kur u pyet pse e ndërmorrën këtë akt vetëflijimi, Blerta tha “Se keni idenë çfarë kaluam ne për të fituar ringjalljen”.

Ndërkohë, për mediat ka folur një komshie e kësaj familje. Ajo ka thënë për “Report Tv” se Zhaneta me vajzat nuk dilnin asnjëherë nga shtëpia.

Fqinja ka treguar se 8 vite ka pasur muhabet me to. Kur e kishte pyetur Zhanetën se ku e kishte Anisën, ajo i ishte përgjigjur “Po fle gjumë”.

Fqinja

“Dy vjet unë as Blertën dhe as Anisën nuk i kam parë më. Momenti i fundit që kam parë Zhanetën ka qenë në mars. E pashë në supermarket poshtë kur erdhi kohën e pandemisë dhe i thashë si i ke çupat? Shumë mirë i kam tha. I vajta para një muaji, i rashë derës. Lina më tha, të lutem shumë largohu nga shtëpia ime dhe mos ta pafsha bojën. Vinin edhe të afërmit, por nuk i pranonte”, ka thënë banorja.

 

 

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Dua Lipa në pritje të ëmbël? Këngëtarja kapet mat me këtë detaj

Dua Lipa është një prej këngëtareve më të njohura në të gjithë botën. Së fundmi, ajo ka shkuar për pushime në Meksikë...

Dikur ishte në kopertinat e revistave, modelja përfundon e pastrehë

Loni Willison, ish gruaja e yllit të Baywatch, Jeremy Jackson, ka përfunduar e pastrehë. Ish modelja është fotografuar duke kontrolluar nëpër koshat...

E rëndë/ I kushton shtrenjtë gabimi gjatë gjuetisë, humb jetën 40 vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Spotelo të Italisë. Një shtetas shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një pakujdesie gjatë...

Video që po çmend Greqinë/ Dy të rinj shqiptarë urdhërojnë ushtarët grekë në rresht, thërrasin emrin e…

Një video e cila ka qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale ka alarmuar autoritete greke të ushtrisë. Siç shihet në video dy shqiptarë u japin...