Ndryshon menjëherë moti në Shqipëri, si parashikohet të jetë në vazhdim

Duke nisur nga e mërkura, në Shqipëri do të depërtojnë gradualisht masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare.

Nga orët e mesditës deri ato të pasdites këto vranësira hera-herës do të jenë deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të dobta dhe të izoluara.

- Advertisement -

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 8-12m/s.

Temperaturat parashikohen:
në zona malore 5 deri 19°C
në zona e ulëta 8 deri 23°C
në zona bregdetare 9 deri 22°C

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit