Friday, September 18, 2020

Atentati ndaj Preng Gjinit tek Ura e Nisharakut, zbulohet si është gjendja e tij shëndetësore

Të tjera detaje janë zbuluar nga atentati që ndodhi dje në Tiranë ndaj Preng Gjinit. Burime pranë spitalit të Traumës kanë bërë të ditur se Gjini ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Edhe pse ka marrë plagë të ndryshme në trup, gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme. “Ka kaluar rrezikun për jetën”, thotë një burim nga spitali i Traumës.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje pranë Urës së Nisharakut në Tiranë. Preng Gjini mbeti i plagosur pasi makinës së tij tip Mercedez Benz “A Class” iu vendos tritoli.

Bashkë me të kanë mbetur të plagosur dhe dy persona të tjerë që ndodheshin aty rrotull. Këta të fundit kanë lënë spitalin dhe janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

“Ramës i doli boja”, Vasili sulmon hapur: “Propozon mbyllje 100 për qind të listave”

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, me anë të një shënimi në rrjetet sociale shkruan, se Edi Ramës i ka dalë përfundimiisht boja.Vasili shprehet se,...

“Deklaroni menjëherë pasurinë”, OFL iu çon formularin katër të dënuarve për terrorizëm

Pasditen e sotme Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë, katër të dënuarve me akuzën e terrorizmit.Bëhet fjalë për...

“Nuk dua lemoshë”, Armando Duka letër të hapur kryeministrit Rama

I nderuar zoti Kryeministër!Shpresoj të kem vëmendjen Tuaj, në këtë moment historik për të krijuar një bazë ligjore, nxitëse për sportin në vendin tonë....

Horoskopi për ditën e shtunë, 19 shtator, 2020

DashiNë dashuri nuk do e keni të lehtë menaxhimin e situatës. Në punë do të jeni energjik dhe me shumë gjasë, do të keni...