Saturday, October 31, 2020

Ndahet nga jeta trajneri i atletikës shqiptare, Vildan Tufi nuk e mposhti dot sëmundjen e rëndë

Trajneri i atletikës Vildan Tufi, është ndarë nga jeta në moshën 75 vjeçare. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërkohë që ka ndërruar jetë ditën e sotme në Shkodër.

Viltan Tufi është një nga emblemat e atletikës shqiptare me ekipin e Vllaznisë dhe kombëtares shqiptare.

Tufi, i cili si trajner është fitues i 80 medaljeve në aktivitetet kombëtare ndërsa nga duart e tij kanë dalë shumë kampionë dhe rekordmenë por tre prej tyre në veçanti spikasin, ngaqë janë nderuar edhe me titullin e lartë.

Profesor Tufi ka stërvitur Vera Bregun, një sportiste e cila ka vendosur rekorde që ende nuk janë thyer në garën e kërcimit së gjati me 6.53 metra dhe në trehapësh me 13.51 metra. Pjesmarrëse në Lojërat Olimpike në Lojërat Olimpike në vitin 1996 në Atlanta të SHBA-së. Po ashtu, dy herë kampione Ballkani dhe fituese e shumë e shumë medaljeve në gara ndërkombëtare.

Pas saj ka stërvitur edhe Arbana Xhani, 20 vite kampione absolute në garat e shpejtësisë, 100 dhe 200 metra si dhe stafetë. Edhe ajo fituese e disa medaljeve në arenën ndërkombëtare.

Ndërkohë që kampioni i madh i tretë është Izmir Smajlaj me të cilin arriti madje të shpallej edhe Kampion Europe. Ne plan kishte qe me sportisten Erisa Rrasa te arrinte te tjera suksese dhe te shkonte serish ne Olimpiade, por kete here planet mbeten pergjysem.

Në muajin qershor të këtij viti profesor Vildan Tufi, u dekorua me titullin “Mjeshtër i Madh” nga presidenti Meta.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Horoskopi për ditën shtunë, 31 tetor, 2020

DashiNesër do të jetë ditë shumë më e mirë se ato që keni përjetuar që nga fillimi i javës. Tani mund të përmirësoni situatën...

Situata kritike, hapet spitali “Covid 3” në Tiranë, 150 shtretër dhe një Reanimacion

E premtja ka shënuar numër rekord me 301 të shtruar në dy spitalet Covid e për pasojë të gjitha kapacitet janë ezauruar. Kjo ka...

Godet sërish Aleksandër Gjoka pas ofendimeve të Ramës/ Si ndihet këngëtari pas publikimit të videos që bëri xhiron e rrjetit

Video e këngëtarit Aleksandër Gjoka, i cili përdori fjalë fyese ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me masat e marra nga qeveria për pezullimin e...

Tërmeti në Turqi/ Humbin jetën tragjikisht dy të rinjtë, i ze muri poshtë

Tërmeti i fuqishëm në Detin Egje, me magnitudë 6,6 i shkallës rihter, të paktën sipas Agjencisë turke të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, goditi...