Ndahet nga jeta kompozitori Avni Mula/ Dedikimi prekës nga e bija: “Fluturoi në Valsin e Përjetësisë”

Ndahet nga jeta në moshën 92-vjeçare këngëtari dhe kompozitori i shquar Avni Mula.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë e bija, Inva Mula përmes një statusi në rrjetet sociale.

“Gjiganti jonë fluturoi në Valsin e Përjetësisë!

Për një përshëndetje me dorë në zemër, homazhet kryen nesër, 30 tetor, ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve, Tiranë. Avni Mula 04.01.1928 – 29.10.2020”, shkruan ajo.

Avni Mula është këngëtar dhe autor i mjaft këngëve fituese në aktivitete muzikore kombëtare. Avni Mula lindi në Gjakovë në vitin 1928. Studimet e larta muzikore i kreu në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës (1952-1957), ku u diplomua si këngëtar lirik.

Karrierën artistike e nisi menjëherë mbas kthimit nga Moska si solist në Teatrin e Operës dhe Baletit, duke realizuar role kryesore të repertorit operistik të kohës, përmes së cilave u dallua për nivelin e lartë të zgjidhjeve muzikore-skenike.

Veçohen realizimet e figurës së Figaros te “Berberi i Seviljes” të Rosinit, Onjeginit tek “Eugjen Onjegin” të Çajkovskit dhe Gjetës tek “Mrika” e Prenk Jakovës.

Zhvilloi një aktivitet të pasur koncertal brenda dhe jashtë vendit.

Veprimtarinë krijuese e nisi në gjysmën e dytë të viteve ’60, fillimisht në fushën e këngës e të romancës dhe më pas si autor i veprave të mëdha vokale-koncertale, kantata, poema vokale dhe skenike, ku veçohen opereta “Karnavalet e Korçës” dhe opera “Borana”. Firmën e tij mbajnë edhe shumë këngë të muzikës së lehtë, mes të cilave “Valsi i lumturisë”.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Moti për ditën e martë, 24 nëntor

Gjatë ditës së martë, në vend do të mbizotërojë koha e kthjellët.Temperatura më e lartë do të jetë...

‘Sot numri më i lartë i viktimave nga Covid-19’, Manastirliu apel qytetarëve: Bëhuni të përgjegjshëm, tregon 3 ‘armët’ që duhet të përdorni kur dilni...

Sot u shënua numri rekord i viktimave nga covid-19 që nga fillimi i pandemisë, 17 jetë të humbura.Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i ka...

Vrau me sqepar burrin e saj, zbardhet deklarata në polici e Drane Dedës: Më detyroi të bëja 10 fëmijë

Një 58-vjeçare qëlloi për vdekje bashkëshortin e saj, teksa ai po flinte gjumë.Ngjarja ndodhi në Kurbin të Lezhës, ku Drane Deda vrau me sqepar...

Horoskopi për ditën e martë, 24 nëntor, 2020

DashiNëse ka një vullnet nga të dy, historitë e dashurisë që kanë pasur një krizë tani mund të rikuperohen. Në punë, ekziston një dëshirë...