Moderatorja e njohur italiane, Nadia Toffa ka humbur jetën mëngjesin e sotëm.
Pas një beteje të gjatë me kancerin, ajo është ndarë nga jeta në moshën 40-vjeçare.
Si fillim, Nadia u diagnostikua me kancer në vitin 2017.
Ajo gjithashtu shkroi edhe një libër për luftën kundër kancerit, mirëpo ajo vetë nuk arriti ta mundte dot.
Në libër shkroi se ajo u përpoq ta shihte kancerin si “një dhuratë, një mundësi” gjë që çoi në momente të rënda nga ndjekësit në internet.
Stafi i ‘Le Iene’ e ka bërë me dije lajmin për vdekjen e gazetares.
Ata shprehen se tashmë asgjë nuk do të jetë si më parë për ta.
Nadia Toffa do të mbahet mend si një grua që luftoi fortë kancerin dhe qëndroi e hekurt deri në fund.