“Mos i sillni këtu”, Turqia u mbyll dyert shqiptarëve të sëmurë me Covid-19, ndalon avionët e posaçëm për pacientët

Turqia nuk do të pranojë më pacientë nga vendet e tjera që kërkojnë të kurohen nga Covid-19 në spitalet turke.

Me rekomandim të Ministrisë së Shëndetësisë, është e ndaluar sjellja e pacientëve Covid-19 pozitivë në Turqi me aeroplan privat, deri në një urdhër të dytë. Nëse ky urdhër nuk respektohet nga kompanitë dhe spitalet, qeveria do të vendosë sanksione për bizneset përkatëse.

Urdhri i ministrisë është shpërndarë nga Autoriteti i Aviacionit Civil Turk dhe në të gjitha kompanitë ajrore që mundësojnë fluturimet drejt Turqisë.

Duhet kujtuar se rreth 600 avionë çarter çuan të infektuar shqiptarë në Turqi.

Këto udhëtime bëhen dhe nga kompani funeralesh dhe njerëz pa lidhje me mjekësinë sipas, gazetës turke Sozcu.

Ndërkohë vendimi i qeverisë erdhi pas një artikulli të publikuar në këtë media për numrin e lartë të pacientëve me Covid që po vijnë në Turqi duke zënë shtretërit, që mund të përdoreshin nga turqit.

Iraku, Gjeorgjia, Rusia dhe Shqipëria janë katër vendet nga ku ka pasur më shumë pacientë me Covid-19 që kanë fluturuar drejt Turqisë.

Fluturimet nga këto vende drejt Turqisë, me avion spitalor kushtojnë nga 18 deri në 22 mijë euro.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

E dhimbshme/ Burri 81 vjeç i këndoi poshtë dritares së spitalit, humb jetën nga koronavirusi gruaja e tij

Javë më parë u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale një video e një burri 81 vjeç. Poshtë dritares së spitalit ku...

Zbardhen të dhënat, sa përqind e popullsisë duhet të infektohet që bota t’i rikthehet normalitetit

OBSH ka dhënë disa detaje mbi përqindjen e popullsisë që duhet të infektohet për të arritur imunitetin. Sipas OBSH, 60-70% e popullatës...

E tmerrshme, vdes nga koronavirusi djali 10 vjeç: “Ishte i rrezikuar nga Covid, dhimbje e papërshkrueshme”

Një djalë vetëm 10 vjeç ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit. Ngjarja e rëndë është raportuar në Britaninë e Madhe.

E rëndë në Bruksel, shqiptari ekzekutohet me armë zjarri

Një ngjarje tronditëse është shënuar mbrëmjen e kaluar në Bruksel, Belgjikë. Një shqiptar është vrarë me 8 plumba.Ngjarja...