Mori flakë autobusi në ecje, kompania shpjegohet, zbardh shkakun e incidentit

Ditën e djeshme një autobus i linjës Kosovë-Shqipëri ka marrë flakë në ecje e sipër.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Kombit dhe fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar.

Ndërsa ditën e sotme ka reaguar agjencia turistike “Ariani” nga Mitrovica.

Kompania deklaron se autobusi nuk ka anjë dëmtim teknik, por dyshohet të ketë shpërthyer në flakë për shkak të temperaturave të larta.

“Sot në orët e pasdites në autostradën e “Kombit” ka marrë flakë autobusi i kompanisë tonë i linjës Durrës-Mitrovicë, por që fatmirësisht përveç dëmeve materiale nuk ka pasur pasoja tjera.

Të gjithë pasagjerët dhe stafi i kompanisë janë shëndosh e mirë, pasi që nuk kanë pësuar asnjë dëmtim të vetëm.

Për hir të transparencës ju njoftojmë se autobusi ka qenë në gjendje të rregullt teknike, mirëpo si duket deri te ky dëmtim ka ardhur si pasojë e temperaturave të larta.

Të gjitha linjat tona do të vazhdojnë qarkullimin sipas orareve të parapara”, thuhet në njoftimin e kompanisë turistike “Ariani”.

Kujtojmë që rastin në fjalë ditën e djeshme ishte ish kryeministri Sali Berisha ai që e denoncoi. Ai ngrinte akuza për mungesë gatishmërie nga forcat zjarrfikëse.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Mafia Rama-Veliaj/ Reagon ashpër Këshilltari gjerman: “Rasti i Kryebashkiakut, jo i izoluar”

Martin Henze, një prej këshilltarëve të CDU-së gjermane, ka reaguar lidhur me përgjimet e anti-mafies italiane të publikuara së fundmi, ku hidhet dritë mbi...

Arian Çani e pyet ‘live’ këngëtarin shqiptar nëse është gay, ja përgjigja e tij

Këngëtari Mirudi u etiketua si “Konçita shqiptare” për faktin se tërhoqi vëmendjen me veshjen e tij në Festivalin e Këngës. Në një lidhje direkte...

Dogji për së gjalli 12-vjeçaren shqiptare/ Zbulohet pas 9 vitesh identiteti i pedofilit që tentoi të përdhunonte të miturën në Greqi

Greqi – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para disa vitesh ndaj një vajze të vogël me origjinë shqiptare, e cila u dogj e...

E bujshme/ Italia hedh në gjyq kompanitë prodhuese të vaksinës anti-COVID, zbardhet arsyeja

Kryeministri italian Giuseppe Conte paralajmëroi se Italia do të kërkojë llogari ndaj kompanive Pfizer dhe AstraZeneca për vonesat në dërgimin e vaksinave. Përmes një postimi...