Tire Alldervishi ka dalë sot para Gjykatës. Ajo akuzohet se mashtroi vajzën e një pacienteje tek spitali Covid2, duke u shtirur si infermiere dhe i zhvati 8 milionë lekë.
Sot Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për sanitaren. Prokurori ka deklaruar se do kërkohet sekuestrimi i kartelave mjekësore për të zbuluar bashkëpunëtorët e Tires.

Gjithashtu, janë zbuluar disa detaje të reja. Prokurori është shprehur se Tire kishte marrë përsipër t’i jepte vajzës së pacientes një listë me ilaçe.
“Alldervishi ka marrë dy mijë lekë vetëm për të futur një telefon në spital, ndërsa herë të tjera ka marrë 7 mijë lekë të reja dhe ka deklaruar se janë pak”, tha Prokurori.