Momente nga protesta sotme/ 18 të proceduar, mes tyre ish deputetja dhe kreu i lëvizjes “Vetëvendosje”

Policia ka proceduar penalisht 18 shtetas, 3 prej tyre organizatorë të tubimit të sotëm para ministrisë së Jashtme greke.

Ata do procedohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

“Gjatë zhvillimit të tubimit, Policia para se të ndërhynte për të shpërndarë tubimin, u ka bërë thirrje protestuesve që të shpërndaheshin, pasi po zhvillohej në kundërshtim me masat anticovid” informoi sot policia.

Mes personave që u shoqëruan dhe po procedohen penalisht është dhe Boiken Abazi, kreu i lëvizjes “Vetëvendosje” në Tiranë dhe ish deputetja e PDIU-se Mesila Dode.

Reagimi i Mesila Dodes- “Jam shumë e nderuar që po procedohem penalisht. Do jem në krye të çdo proteste për të drejtat e njeriut. Nuk tërhiqem. Nuk kam frikë as nga Sandër Lleshi, as nga i biri i Kristaqit as nga Haxhi Lleshi. Këtu do jemi.”

Njoftimi i Policisë së Tiranës apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat parandaluese anticovid dhe iu bën thirrje të gjitha subjekteve politke të mos organizojnë tubime dhe grumbullime duke shkelur protokollet e sigurisë në dëm të shëndetit të qytetarëve

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Lajm i trishtë, aktori i rolit legjendar humb jetën

Një lajm i trishtë është raportuar nga mediat e huaja. David Prowse, aktori i njohur britanik, që ka luajtur rolin e Darth...

“Më tha se nuk i shërbenin”, vëllai i 60 vjeçarit që u vetëvra tek Senatoriumi rrëfen detajet shokuese

Për mediat ka folur Anton Skabonda, vëllai i 60 vjeçarit që u vetëflijua sot tek “Shefqet Ndroqi”. Vëllai i të ndjerit i...

Krejt papritur, Einxhel Shkira largohet nga moderimi i emisionit “Binjakët”

Këtë sezon televiziv ka nisur emisioni “Binjakët” të vëllezërve Donald  dhe Romeo Veshaj. Bashkë me ta moderonte edhe Einxhel Shkira.

Iu gjet kokainë brenda në makinë, arrestohet nga policia këngëtari i famshëm

Këngëtari shumë i njohur grek, Notis Sfakianakis, është arrestuar nga policia. Ai u ndalua rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme.