Misteri i avionit të zhdukur me 22 persona në Nepal, dalin në dritë detajet e para

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Nepal ku një avion i vogël me 22 persona në bord i cili po fluturonte në një zonë turistike, u zhduk në malet e Nepalit të dielën pa asnjë detaj. Zyrtari policor, Ramesh Thapa, tha se zyrtarët e aviacionit nuk kanë asnjë informacion për avionin dhe se kërkimet kanë nisur.

Avioni humbi kontaktin me aeroportin pak kohë pas nisjes. Në bordin e avionit gjendeshin gjashtë shtetas të huaj, përfshirë katër indianë dhe dy gjermanë, tha një zyrtar policor. Avioni i Tara Airlines, që ishte paraparë të kryente një fluturim 15-minutës në qytetin malor të Jomsomit, u nis nga qyteti turistik Pokhara, 200 kilometra në lindje të Katmandusë.

Më 2016, avioni i kompanisë Tara Airlines, që po kryente udhëtimin në rrugën e njëjtë, u përplas pak kohë pasi u nis nga aeroporti, duke vrarë të 23 personat që gjendeshin në bord. Në zonën ku është zhdukur avioni, ditëve të fundit ka rënë shi, por fluturimet kanë vazhduar normalisht. Avionët në këtë zonë zakonisht fluturojnë përmes maleve dhe më pas aterojnë në një luginë.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit