Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka përmendur sërish darkën luksoze të ministrave të qeverisë në Dubai. Në një prononcim për mediat, Basha tha se ministrat e Ramës takohen në restorantet më të shtrenjta në botë.
Sipas tij, kjo qeveri punon vetëm për veten e vet. Ai ka thënë se është koha që kryeministri Rama të shkojë para drejtësisë, duke thënë se ai nuk ka turp.
“Ministrat e Ramës po takohen në restorantet më të shtrenjta të botës, 1000 dollarë bifteku. Ndërkohë që njerëzit po shkojnë drejt krizës më të thellë. Edi Rama nuk ka turp.
Ndërkohë që dje u publikua një raport që tregonte se qeveria Rama u pasurua dyfish gjatë qeverisjes. Është koha që ky kryeministër të shkojë përpara drejtësisë”, tha Basha.