Saturday, October 31, 2020

Merret vendimi i papritur, ja kush do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2021

Radio Televizioni Shqiptar ka bërë të ditur së fundmi për ESCToday se Shqipëria do marri pjesë në Eurovision 2021. Festivali do të mbahet në Hollandë.

Por Arilena Ara nuk do jetë përfaqësuesja e këtij viti në Eurovision. Shqipërinë në këtë festival do ta prezantojë fituesi/ja e edicionit të Festivalit të Këngës në RTSH që do mbahet këtë vit.

Datat nuk kanë dalë ende, por Festivali i RTSH do zhvillohet në dhjetor. Në korrik, RTSH njoftoi se kishin nisur përgatitjet për Festivalin e 59 të Këngës.

 “Pavarësisht situatës së krijuar nga koronavirusi është e sigurt se edhe këtë fundvit eventi më i madh i këngës në vend, do të mbahet. Nëndrejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Martin Leka zhvilloi sot takimin e parë konsultativ me krijuesit, që kanë lënë gjurmë në këtë festival, muzikantë e tekstshkrues. Në takim u diskutuan çështje që lidhen veçanërisht me cilësinë e festivalit, duke nisur që nga ngritja e një komisioni vlerësimi për përzgjedhjen e këngëve e deri tek kriteret për pjesëmarrjen në festival,” u shkrua në njoftim.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Moti për ditën e shtunë, 31 tetor

Gjatë ditës së shtunë, në vend do të mbizotërojë koha e kthjellët.Temperatura më e lartë do të jetë...

Horoskopi për ditën shtunë, 31 tetor, 2020

DashiNesër do të jetë ditë shumë më e mirë se ato që keni përjetuar që nga fillimi i javës. Tani mund të përmirësoni situatën...

Situata kritike, hapet spitali “Covid 3” në Tiranë, 150 shtretër dhe një Reanimacion

E premtja ka shënuar numër rekord me 301 të shtruar në dy spitalet Covid e për pasojë të gjitha kapacitet janë ezauruar. Kjo ka...

Godet sërish Aleksandër Gjoka pas ofendimeve të Ramës/ Si ndihet këngëtari pas publikimit të videos që bëri xhiron e rrjetit

Video e këngëtarit Aleksandër Gjoka, i cili përdori fjalë fyese ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me masat e marra nga qeveria për pezullimin e...