Saturday, September 19, 2020

Merr fund ‘telenovela’ Messi, argjentinasi tregon planin për të ardhmen e tij: “Bartomeu nuk e mbajti fjalën, por unë e kam vendosur do të …

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi më në fund ka vendosur që të flasë publikisht në lidhje me vendimin që ka marrë për të ardhmen. 33-vjeçari ka zbuluar se do të vazhdojë të jetë pjesë e katalanasve pasi nuk dëshiron që të largohet nga klubi me vendime ligjore, por paqësisht. Ai gjithashtu në fjalën e tij kritikoi edhe presidentin Bartomeu pasi ka qëndruar neglizhent për shqetësimet që ka patur dhe nuk i ka kushtuar vëmendjen e duhur.

“Kurrë nuk do të largohem nga ky klub për shkaqe ligjore, kështu që do të vazhdoj të jem pjesë e Barcelonës. Ka qenë një vit i komplikuar dhe disa herë i kam shprehur drejtuesve dëshirën time për t’u larguar.

Kam vuajtur shumë gjatë stërvitjeve, ndeshjeve dhe në dhomat e zhveshjes. Doja të provoja një sfidë të re, kjo nuk ka lidhje fare me humbjen 8-2 kundër Bayern Munchen. I thoja gjithmonë presidentit Bartomeu, i cili më përgjigjej se do të bisedonim në fund të sezonit.

Ai nuk e mbajti fjalën që më dha. Jam ndjerë keq nga shumë fjalë që kanë qarkulluar, pasi askush nuk duhet ta vërë në dyshim dashurinë time për Barcelonën. Mos harroni që kam pasur gjithmonë mundësi për t’u larguar edhe në të kaluarën.

Mund të fitoja edhe më shumë para, por nuk e kam bërë dhe kam zgjedhur të qëndroj te Barça. Gjithmonë kam thënë që këtu është shtëpia ime, por këtë radhë e ndjeva që duhet të lëvizja, për të provuar sfida të reja dhe arritur objektiva të tjera“, deklaron Messi.

Por gjithsesi Messi nuk ka bërë të ditur asgjë në lidhje më rinovimin e kontratës, kështu që pritet në vazhdim nëse ylli argjentinas do firmos dhe një herë me Barcelonën, apo do të largohet verën tjetër si një lojtarë i lirë.

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

Rreziku i valës së dytë të koronavirusit, kryeministri i vendit evropian paralajmëron karantinën

Boris Johnson, kryeministri i Britanisë së Madhe, ka bërë një deklaratë të fortë. Ai ka thënë se po shihet një valë e...

Shokuese/ Prindërit dhunojnë 7 vjeçaren ndërsa xhaxhai e përdhunon, e mitura: “Më vrisni”

Një ngjarje shokuese është raportuar së fundmi në Meksikë. Një vajzë 7 vjeçare është dhunuar fizikisht nga prindërit dhe është përdhunuar nga...

“Më ngacmoi seksualisht, nuk po më lëshonte”, modelja bën deklaratën shokuese ndaj Trump

Një modele e njohur e ka akuzuar presidentin Donald Trump për ngacmim seksual. Akuza është bërë vetëm disa muaj para zgjedhjeve presidenciale.

Me fytyrën e fashuar, këngëtarja e njohur shqiptare zbulon operacionin që kreu

Rovena Stefa është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare. Ajo komentohet shumë për jetën e saj personale në media.