“Me zemër të thyer”, Dua Lipa trishton fansat me lajmin e hidhur që jep

Dua Lipa është një nga këngëtaret më të famshme në të gjithë botën. Këngët e saj janë kthyer në hite në shumë vende të botës.

Por së fundmi, Dua ka zbuluar se duhet të anullojë turneun e saj që do mbahej në Evropë në janar dhe shkurt. Datat e koncerteve do të shtyhen për në shtator dhe tetor për shkak të pandemisë.

Dua ka zbuluar se të gjithë ata që kanë prerë biletat do t’i kenë të vlefshme për datat e reja. Ajo ndërkohë ka paralajmëruar surpriza të tjera.

“Me zemrën e thyer do të shtyj turneun tim të ardhshëm evropian për në shtator dhe tetor 2021. Ne kemi vazhduar të monitorojmë këtë situatë të paparë dhe në ndryshim dhe është bërë e qartë se nuk është e mundur të vazhdohet me turneun në janar dhe shkurt. Ju lutemi mbani biletat tuaja pasi ato mbesin të vlefshme për datat e planifikuara. Më mungon të jem në turne më së shumti gjatë kësaj kohe dhe mezi pres të ribashkohem me të gjithë dhe të festoj së shpejti! Ndërkohë ju premtoj se do sjell disa gjëra shumë të bukura, që shpresoj se do t’ju pëlqejnë. Qëndroni të sigurt dhe kujdesuni për veten tuaj. Puthje nga Dua”, shkruan këngëtarja.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

“Për 5 ditë do shërohesh” Alfred Cako i jep ‘recetën’ Manushit që u prek nga Covidi: Mos e ça kokën fare

Prezantuesi i njohur Edi Manushi ka dalë pozitiv me koronavirus.Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar dhe kospiracionisti Alfred Cako, që është një nga bashkëpunëtorët...

Vrasja Azem Hajdarit/ “Kam listën me autorët e vrasjeve në Tropojë, Berisha të mos …

Në një intervistë të gjatë Sali Lushaj ka folur lidhur me vrasjen e Azem Hajdarit.Për gazetën Panorama Sali Lushaj shprehet se Sali Berisha nuk...

Horoskopi për ditën e mërkurë, 25 nëntor, 2020

DashiHëna është e favorshme: përfitoni prej saj, qiell i bukur për dashuri. Në punë, ky është një vit që përfshin vendime të rëndësishme dhe...

“Me urdhrin e saj janë vjedh votat”, Nard Ndoka kundërshton hapur Topallin, zbulon të fshehtat kur ishin në PD

Ish-deputeti Nard Ndoka ka folur në lidhje me partinë e re “Lëvizja pë Ndryshim” e Jozefina Topallit.Ndoka është shprehur se Topalli ka urdhëruar vjedhjen...