“Me urdhrin e saj janë vjedh votat”, Nard Ndoka kundërshton hapur Topallin, zbulon të fshehtat kur ishin në PD

Ish-deputeti Nard Ndoka ka folur në lidhje me partinë e re “Lëvizja pë Ndryshim” e Jozefina Topallit.

Ndoka është shprehur se Topalli ka urdhëruar vjedhjen e votave të Partia Demokristiane.

Sipas tij, Jozefina Topalli nuk është një politikane që ka synuar demokracinë në Partinë Demokratike, madje sipas tij ka qenë pjesë e skemave abuzive.

Ndoka shprehet se nuk pret ndonjë politikë të re nga Topalli.

“Unë nuk e shoh fare si aktore politike, mesa di unë nuk do të kandidojë fare në Shkodër. Në Shkodër si një politikane me një parti modeste që sapo ka rilindur. Pluralizmi i pranon këto. Jam kurioz të shoh si do shkojë. Kur unë jam ndodhur në pozitat e saj më ka luftuar shumë, madje deri edhe në vjedhjen e votave të Partisë Demokristiane me urdhrin e saj. Nuk është një politikane që ka synuar demokracinë në Partinë Demokratike, apo ka synuar standarde, të një zëri ndryshe, përkundrazi shpesh herë ishe pjesë e skemave abuzive. Kështu që nuk pres ndonjë politikë të re nga zonja Topalli”,- tha Ndoka në një intervistë për Report Tv.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

E trishtë, humb jetën ish komandanti i UÇK-së

Një lajm i trishtë është raportuar sot në media. Shefqet Paçarizi, komandanti i Batalionit të Dytë të Brigadës 122 të UÇK-së, ka...

“U bëre mendjemadh sa bëre lekë”, Getinjo i kthen përgjigjen e papritur ndjekësit

Një nga reperët më të njohur shqiptar është Getinjo. Ai dhe vëllai i tij, Mozzik, kanë arritur shumë suksese me këngët e...

Ulen rastet e reja në 24 orët e fundit, humbin jetën nga koronavirusi 5 qytetarë

Në 24 orët e fundit, 5 qytetarë kanë ndërruar jetë nga koronavirusi. 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar...

Shpërthen në flakë makina tek “Casa Italia”, kalimtarët largohen të frikësuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në kryeqytet. Një makinë tip “Ford Focus” ka shpërthyer në flakë.