Një 21 vjeçar me inicialet E. M ka denoncuar në Policinë e Shtetit një konflikt me disa persona. Ai u shpreh se disa njerëz të paidentifikuar e kanë qëlluar.
I riu është lënduar, ndërsa i është nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore. Ndërkohë, efektivët po punojnë për zbardhjen dhe kapjen e autorëve.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Vëllezërit Manastirli”. Me këtë rast po merren specialistët e Komisariatit të Policisë nr. 2.