Friday, September 18, 2020

“Më futi duart në fyt”, gruaja zbulon si e dhunonte vjehrri: “Këtu pa vdekur s’të japin të drejtë”

Valentina Lezaj ka akuzuar publikisht vjehrrin e saj se e ka dhunuar sistematikisht dhe se prej vitesh dhunon të shoqen e tij. Ngjarja e rëndë u raportua dy ditë më parë në media përmes njoftimit të policisë.

Lezaj ka thënë se mes tyre ka pasur një konfrontim fizik. Sipas saj, ai ka lënë shenja mbi veten më pas që të ngrejë padi penale ndaj saj.

 “Ai më ka futur duart në fyt dhe unë e kam shtyrë. Kur kam shkuar te policia, vjehrri im ishte gërvishtur më shumë. Kur e kam denoncuar herën tjetër desh me fut burrin në fyt Është shoqëri maskiliste. Vjehrra ime është dhunuar disa herë edhe në sytë e fëmijëve të mi”, thotë ajo.

Nga ana tjetër, edhe vetë vjehrra ka pranuar se burri i saj ka ushtruar dhunë në familje. Ajo i ka dhënë të drejtë nuses.

Valentina i ka bërë thirrje grave që të denoncojnë dhunën. Ajo ka thënë se është martuar që 16 vjeçe dhe se i kanë futur idenë në kokë se femra duhet të jetë e nënshtruar.

“Por nuk është turp me denoncuar dikë. Sepse nesër prej një njeriu të zakonshëm mund të kthehesh në viktimë. Këtu pa vdekur nuk ta jep kush të drejtën”, përfundon nusja.

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

“Ramës i doli boja”, Vasili sulmon hapur: “Propozon mbyllje 100 për qind të listave”

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, me anë të një shënimi në rrjetet sociale shkruan, se Edi Ramës i ka dalë përfundimiisht boja.Vasili shprehet se,...

“Deklaroni menjëherë pasurinë”, OFL iu çon formularin katër të dënuarve për terrorizëm

Pasditen e sotme Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë, katër të dënuarve me akuzën e terrorizmit.Bëhet fjalë për...

“Nuk dua lemoshë”, Armando Duka letër të hapur kryeministrit Rama

I nderuar zoti Kryeministër!Shpresoj të kem vëmendjen Tuaj, në këtë moment historik për të krijuar një bazë ligjore, nxitëse për sportin në vendin tonë....

Horoskopi për ditën e shtunë, 19 shtator, 2020

DashiNë dashuri nuk do e keni të lehtë menaxhimin e situatës. Në punë do të jeni energjik dhe me shumë gjasë, do të keni...