Mbërrin në Wuhan ekipi i shkencëtarëve nga OBSH për të hetuar Covid, Kina u bën të papriturën

Ditën e sotme ka mbërritur në Wuhan të Kinës një ekip shkencëtarësh nga OBSH. Ata janë ngarkuar me hetimin e origjinës së koronavirusit.

Por një e papritur ka ndodhur. Dy shkencëtarëve të OBSH u është ndaluar hyrja në Kinë dhe janë mbajtur në Singapor.

Ekipi i shkencëtarëve nga OBSH

Atyre iu është refuzuar hyrja sepse testuan pozitiv për antitrupat Covid në Singapor. Vendimi është marrë pavarësisht se i gjithë ekipi testoi negativ për një infektim, raporton “Daily Mail”.

Me këtë veprim të Kinës, janë ngritur dyshime se shteti kinez po përpiqet të fshehi diçka për origjinën e Covid. Ekipi prej 13 shkencëtarësh në OSBH do bëjnë 2 javë karantinë para se të fillojnë punën.

Zyrtarë kinezë me kostume mbrojtëse i pritën ata pasi mbërritën nga Singapori. Kina prej kohësh i kishte rezistuar presionit për një hetim të plotë mbi origjinën e Covid-19.

Ekipi i shkencëtarëve nga OBSH

Ekipi i shkencëtarëve nga OBSH u lejua pas disa muajsh negociatash me Kinën. Ata do të hetojnë tregun e Wuhan, ku është thënë se ka shpërthyer fillimisht koronavirusi.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

“U bëre mendjemadh sa bëre lekë”, Getinjo i kthen përgjigjen e papritur ndjekësit

Një nga reperët më të njohur shqiptar është Getinjo. Ai dhe vëllai i tij, Mozzik, kanë arritur shumë suksese me këngët e...

Ulen rastet e reja në 24 orët e fundit, humbin jetën nga koronavirusi 5 qytetarë

Në 24 orët e fundit, 5 qytetarë kanë ndërruar jetë nga koronavirusi. 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar...

Shpërthen në flakë makina tek “Casa Italia”, kalimtarët largohen të frikësuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në kryeqytet. Një makinë tip “Ford Focus” ka shpërthyer në flakë.

Dikush i afërt do ju tradhtojë, astrologe Meri paralajmëron këtë shenjë horoskopi

Parashikimi i horoskopit për sot nga astrologe Meri: DashiDo doni në këtë fundjavë një ndryshim në një çështje pune...