Kryeministri britanik Boris Johnson ka njoftuar se izolimi në Britaninë e Madhe do të mbarojë më 2 dhjetor. Mirëpo, Johnson ka prezantuar së fundmi planin dimëror.
Në këtë plan janë vendosur të gjtiha masat që do të zbatohen në Angli nga dhjetori deri në pranverën e 2021.
“Për herë të parë që kur ky virus i mjerë u përhap, ne mund të shohim një rrugëdalje nga pandemia”, është shprehur kryeministri britanik.
Pubet do të vijojnë të jenë të mbyllura, ndonëse do të lejohen mbi 4 mijë spektatorë në ambiente të hapura. Gjithashtu, do të zhvillohen testime masive.
Këto rregulla priten të jenë në fuqi deri në 31 mars. Njerëzve do t’u duhet të minimizojnë udhëtimet dhe të punojnë nga shtëpia deri në muajin prill.
“Në një periudhë vështirësish të mëdha, koha e shpenzuar me të dashurit është edhe më e vyer se çdo gjë për të gjithë njerëzit. Por nuk duhet të harrojmë kujdesin dhe masat duke lejuar virusin të përhapet më tej. Ky virus nuk do të na garantojë një armëpushim për Krishtlindje. Ai nuk e di fare që është Krishtlindje”, tha mes të tjerash Johnson.