Policia e Shtetit ka gjobitur me nga 1 milionë lekë të vjetra dy pronarë lokalesh. Raportohet se të gjobitur janë shtetasit me inicialet B. T dhe B. M.
Ata kanë mbajtur hapur lokalet e tyre në zonën e plazhit edhe pas orarit të lejuar në Durrës. Ndaj shtetasit me inicialet B. T, 30 vjeç, rëndojnë akuzat për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë”.
Mësohet se ai kundërshtoi urdhrin e Policisë dhe nuk pranoi të hapte derën e lokalit. Ndërkohë, edhe shtetasi tjetër me inicialet B. M u gjobit me 1 milionë lekë pasi e mbajti lokalin hapur jashtë orarit të lejuar.