Maskat dhe distancimi nuk ndihmojnë në zhdukjen e koronavirusit, studimi i ri hedh poshtë gjithçka

Përdorimi i maskave dhe distancimi, nuk shërbejnë plotësisht për të na mbrojtur nga infektimi i mundshëm nga koronavirusi.

Sipas asaj që është demonstruar nga shkencëtarët, përdorimi i maskës dhe ruajtja e hapësirës janë të dobishme, por gjithsesi duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos mendojmë se ato mund të jenë të mjaftueshme për të na bërë të ndihemi të qetë.

Në fakt, pavarësisht nga përdorimi i maskës, pikat e infektuara mund të transmetohen për disa metra dhe të qëndrojnë në ajër për më shumë se sa mund të imagjinoni. Sipas studiuesve, një grimcë rreth 10 mikrometra – madhësia mesatare e një pike pështyme – kërkon gati 15 minuta për të rënë në tokë.

Siç shpjegohet nga Revista Ndërkombëtare e Rrjedhës Shumëfazore, studimi përfshiu TU Wien (Universiteti i Teknologjisë së Vjenës), Universitetin e Floridës, Sorbonën në Paris, Universitetin Clarkson (SHBA) dhe MIT në Boston.

Kërkimi është nënshkruar nga italiani Alfredo Soldati, i Institutit të Mekanikës së Lëngjeve dhe Transferimit të Nxehtësisë në TU wien.

Siç shpjegohet nga Soldati, “kuptimi ynë i pranuar në të gjithë botën për përhapjen e pikave bazohet në matjet nga vitet 1930 dhe 1940. Në atë kohë, ne dyshojmë se metodat e matjes nuk ishin aq të mira sa janë sot, pasi nuk ishte e mundur të matësh me besueshmëri pikat veçanërisht të vogla”, ka thënë ai.

“Më parë, bëhej një dallim midis pikave të mëdha dhe të vogla. Ndërsa të mëdhatë shtyhen poshtë nga graviteti, të tjerat përparojnë përpara, pothuajse në një vijë të drejtë, duke avulluar shpejt”.

Për këtë arsye, studiuesit duan të përshtatin modelet me kërkimin më të fundit, me qëllim për të kuptuar më mirë përhapjen e koronavirusit.

Grimcës i duhen 15 minuta për të rënë në tokë

Soldati më pas shtoi se “edhe kur pikat e ujit janë avulluar, mbetet një grimcë aerosoli, e cila mund të përmbajë virusin. Kjo lejon që viruset të përhapen në distanca prej disa metrash dhe të qëndrojnë në ajër për një kohë të gjatë”.

Sipas tij, “meqenëse grimcës i duhen rreth 15 minuta për të rënë në tokë, është e mundur të bini kontakt me Covid-in duke ruajtur distance, përshembull brenda një ashensori i cili më parë është përdorur nga një i infektuar”.

Në fund Soldati tha se “maskat janë të dobishme sepse bllokojnë pikat e mëdha, por nuk sigurojnë mbrojtje të garantuar”.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Moti për ditën e martë, 24 nëntor

Gjatë ditës së martë, në vend do të mbizotërojë koha e kthjellët.Temperatura më e lartë do të jetë...

‘Sot numri më i lartë i viktimave nga Covid-19’, Manastirliu apel qytetarëve: Bëhuni të përgjegjshëm, tregon 3 ‘armët’ që duhet të përdorni kur dilni...

Sot u shënua numri rekord i viktimave nga covid-19 që nga fillimi i pandemisë, 17 jetë të humbura.Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i ka...

Vrau me sqepar burrin e saj, zbardhet deklarata në polici e Drane Dedës: Më detyroi të bëja 10 fëmijë

Një 58-vjeçare qëlloi për vdekje bashkëshortin e saj, teksa ai po flinte gjumë.Ngjarja ndodhi në Kurbin të Lezhës, ku Drane Deda vrau me sqepar...

Horoskopi për ditën e martë, 24 nëntor, 2020

DashiNëse ka një vullnet nga të dy, historitë e dashurisë që kanë pasur një krizë tani mund të rikuperohen. Në punë, ekziston një dëshirë...