Mashtronin shtetas të huaj/ Në ndjekje penale 9 administratorë së “Call Center”

Nëntë shtetas u proceduan nga Policia e Shtetit, pasi sipas bluve ata ushtronin vepra penale të “mashtrimit, fshehjes së të ardhurave dhe mospagimit të taksave”. Përmes veprimeve hetimore, policia dyshon se këta shtetas mashtronin shtetas të tjerë, kryesisht të huaj nga vendet e Bashkimit Evropian, me pretendimin për të investuar në bursë”.

Operacioni i koduar me emrin “Nine”, çoi në proçedim penal 9 shtetas. A.R. 52 vjeç, A.D. 27 vjeç, S.D. 26 vjeç, F.K. 28 vjeç, B.K. 29 vjeç, K.O. 26 vjeç, I.S. 34 vjeç, O.M. 54 vjeç, dhe K.T. 26 vjeç. Këta shtetas nuk kishin deklaruar të ardhurat dhe fitimin e tyre real në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Operacioni u krye nga specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

- Advertisement -

Policia tha se po vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së kundëligjshme dhe se po identifikon persona të tjerë të përfshirë në këto veprime.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit