Mashtrimi më i madh/ Themeluesi i kriptomonedhës arratiset me 2 miliardë dollarë, dyshohet se fshihet në Shqipëri

Themeluesi i shkëmbimit të brendshëm të kriptomonedhave THODEX, Faruk Fatih Ozer, është arratisur pasi ka marrë nga investitorët 2 miliardë dollarë.

Dyshohet se vendstrehimi i tij është Shqipëria ose Tajlanda. Dyshimet kanë nisur pasi kompania e drejtuar nga ai ka ndaluar operacionet prej 19 Prillit.

Sipas mediave turke, Ozer është larguar të mërkurën në mbrëmje nëpërmjet aeroportit të Stambollit. Ministria e Drejtësisë turke i ka bërë thirrje autoriteteve në Tiranë që të hetojnë dhe nëse është e mundur që ai po strehohet në Shqipëri, të bëjnë dorëzimin e tij në Turqi.

- Advertisement -

Po ashtu, ai ka mbyllur llogarinë e tij në Twitter. Hetuesit në Turqi kanë marrë nën kontroll të gjithë kompjuterët dhe të dhënat nga kompania për ta lokalizuar vendndodhjen e tij, por deri më tani asgjë nuk është gjetur.

“Qindra mijëra përdorues nuk kanë akses në portofolet që mbajnë pasuritë e tyre kripto apo paratë cash”, i ka thënë AFP-së avokati që përfaqëson disa përdorues të Thodex, Oguz Evren Kiliç.

Zhdukja e tij ka ardhur pa paralajmërim, fill pasi 28 vjeçari u kishte thënë përdoruesve se nuk mund ta përdornin sistemin për shkak se po bëhej një update. Gjithsej në Thodex janë 400 mijë llogari dhe 391 mijë investitorë aktivë, duke patur një vëllim mujor prej afërsisht 12 miliardë dollarë.

Me zhdukjen e tij, Ozer ka realizuar mashtrimin më të madh në historinë e Turqisë me vlerë 2 miliardë dollarë. Zhdukja e tij paralajmëron edhe skandale politike pasi ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu është shfaqur në një foto afër tij. Mirëpo, ministri ka mohuar ta njohi apo të ketë lidhje me të.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit