Masat që duhet të zbatoni për të shmangur infektimin me koronavirus

Ndarja e informacionit të vlefshëm dhe për t’ju ndihmuar sado pak që të keni një ide më të qartë rreth hapave të nevojshëm për të mos u infektuar me koronavirus.

Autoritetet përkatëse kanë thënë se larja e duarve në mënyrën e duhur është jashtëzakonisht e rëndësishme.

Larja e duarve siç duhet mund të jetë diçka ndryshe nga sa jeni mësuar të bëni çdo ditë. Gjatë përhapjes së Covid-19 është e rëndësishme të dini se cila është mënyra e duhur për të larë dhe dezinfektuar duart tuaja, për të shmangur infeksionin.

Siç mund të keni dëgjuar tashmë duart e pastra mbrojnë kundër infeksionit. Ne jemi të ekspozuar çdo ditë në ambiente të ndryshme dhe kemi kontakte të ndryshme fizike, por tani, më shumë se kurrë, duhet të sigurohemi të qëndrojmë të sigurtë në të gjitha këto raste.

Që të mbroheni ndaj përhapjes së Coronavirus Covid-19, përpiquni të shmangni sa më shumë që të jetë e mundur kontaktin fizik, në mënyrë që të mos ekspozoheni ndaj virusit – veçanërisht duke takuar dhe duke përshëndetur njerëzit. Gjatë kësaj periudhe, zgjidhni komunikimin dhe shërbimet në internet.

Shmangni kontaktin fizik pa qenë nevoja të shkëputeni nga rehatia e shtëpisë suaj. Gjithashtu ju ndihmon të mos ekspozoheni ndaj virusit.

Nëse duhet patjetër të dilni nga shtëpia apo të takoni dhe të përshëndetni njerëzit, sigurohuni që të pastroni duart rregullisht. Kjo do të thotë të lani duart me sapun dhe ujë dhe t’i thani ato plotësisht. Bëni këtë edhe në shtëpi – edhe nëse mund të punoni në distanë.

Çfarë do të thotë të lani duart “siç duhet”?

Mos u nxitoni. Për t’u siguruar që sapuni po e bën funksionin e tij ashtu siç duhet dhe po eleminon bakteret nga duart tuaja, OBSH (Organizata Botërore e Shëndetit) ju sugjeron të lani duart aq gjatë sa ju duhet që këndoni këngë “Shumë urime për ty” dy herë. Ose thjesht numëroni deri në 20 – jo shumë shpejt!

Pastroni çdo hapësirë. Sipas udhëzimeve të OBSH-së, së pari, fërkoni duart tuaja në pëllëmbë. Pastaj vendosni pëllëmbën e djathtë mbi kurrizin e dorës së majtë me gishtërinj të gërshetuar e fërkojini ato. Përsëriteni këtë veprim dhe anasjelltas. Më pas mbani duart me pëllëmbët të drejtuara nga njëra-tjetra me gishtërinj të gërshetuar, duke i fërkuar. Vazhdoni larjen duke pastruar gishtërinjtë e përthyer me pëllëmbën e dorës tjetër. Bëni disa fërkime rrotulluese të gishtit të madh të dorës së majtë me pëllëmbën e djathtë të mbështjellë rreth gishtit dhe anasjelltas. Përfundoni larjen duke pastruar majat e gishtërinjve me fërkim rrotullues, në pëllëmbën e dorës tjetër.

Përdorini peshqirët vetëm një herë. Nëse është e mundur, thani duart pasi t’i lani me një peshqir të cilin e përdorni vetëm një herë e më pasi e lani. Mund të përdorni të njëjtën peshqir edhe për mbylljen e rubinetit.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Tragjike/ Tjetër humbje jete, vdes nga koronavirusi mjeku i njohur shqiptar

Një lajm i trishtë është raportuar në media së fundmi. Një tjetër humbje nga bluzat e bardha për shkak të koronavirusit në...

“10 mijë euro për helikopterin”, këshilltari i ministrit i kthehet Vokshit: “Zogëz vjeshte, për Berishën copëtova RENEA-n”

Këshilltari i ministrit të Brendshëm, Hilë Lushaku, i ka kthyer përgjigje akuzave të ish deputetes së PD, Albana Vokshit. Kjo e fundit...

Moti për ditën e mërkurë, 25 nëntor

Gjatë ditës së mërkurë, në vend do të mbizotërojë koha e kthjellët.Temperatura më e lartë do të jetë...

“Për 5 ditë do shërohesh” Alfred Cako i jep ‘recetën’ Manushit që u prek nga Covidi: Mos e ça kokën fare

Prezantuesi i njohur Edi Manushi ka dalë pozitiv me koronavirus.Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar dhe kospiracionisti Alfred Cako, që është një nga bashkëpunëtorët...