Friday, September 18, 2020

“Masat e qeverisë propaganda”, eksperti i shëndetit paralajmëron ç’do ndodhi me fillimin e shkollës

Erion Dasho, eksperti i shëndetit publik, ka theksuar edhe njëherë ristartimin e shkollave më 14 shtator. Ai deklaron se qeveria do shpenzojë miliona euro në maska, detergjentë dhe masa të tjera për të ruajtur sigurinë në shkolla.

Por Dasho shkruan se edhe shumë prindër do vendosen në siklet me mësimin online. Sipas tij, jo shumë familje kanë mundësi të vendosin internet apo të blejnë pajisje smart.

Për këtë shkak, Dasho thekson se masat e marra nga qeveria mbeten në kufijtë e propagandës.

Reagimi i ekspertit:

KU JANË PARATË?! Ditën e hënë fillon shkolla. Teorikisht, mësuesit dhe nxënësit do të ruajnë distancën 2m, do të mbajnë maskë gjatë gjithë kohës, sanitarët do të dizinfektojnë klasat disa herë në ditë, korridoret dhe tualetet çdo dy orë, etj., etj. PERFEKT NË LETËR!!!

Problemi është që për mijëra shkolla që ka Shqipëria, kjo përkthehet në disa miliona Euro çdo muaj: detergjentë, maska (çdo mësues ka nevojë për të paktën 2 maska në ditë), sanitarë shtesë për çdo shkollë, etj. Në rast nevoje, mësimi duhet të zhvillohet online. Ka familje që nuk kanë mundësi të paguajnë pajisje smart dhe lidhje me internet. Miliona të tjera nevojiten…

Të nxjerrësh vendime dhe udhëzime është e lehtë! Të bësh video propagandistike po ashtu është e lehtë!

Kur këto “masa” mbeten thjesht në kufijtë e propagandës, rrezikojmë një situatë të dytë si ajo ku qytetari paguan vetë për testin, pacienti paguan vetë për trajtimin në shtëpi, familjari paguan për respiratorin CPAP në spital, kurse komiteti mburret se mjekimi për COVID po jep rezultate të kënaqshme…

PLANIFIKIMI, ORGANIZIMI, FINANCIMI DHE ZBATIMI I MASAVE ANTI-COVID ËSHTË THELBI I ÇËSHTJES! JO NË 14 SHTATOR, POR ÇDO DITË TË VITIT SHKOLLOR! JO VETËM NË KUSHTET E VERËS, POR EDHE NË SHI, BORË, NGRICË, ETJ! PËRNDRYSHE, SHKOLLAT JANË DUKE U HAPUR NË MËNYRË TË PASIGURT, DUKE RINISUR NJË TJETËR AVENTURË TË RREZIKSHME PËR SHËNDETIN E SHQIPTARËVE!

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

“Ramës i doli boja”, Vasili sulmon hapur: “Propozon mbyllje 100 për qind të listave”

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, me anë të një shënimi në rrjetet sociale shkruan, se Edi Ramës i ka dalë përfundimiisht boja.Vasili shprehet se,...

“Deklaroni menjëherë pasurinë”, OFL iu çon formularin katër të dënuarve për terrorizëm

Pasditen e sotme Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë, katër të dënuarve me akuzën e terrorizmit.Bëhet fjalë për...

“Nuk dua lemoshë”, Armando Duka letër të hapur kryeministrit Rama

I nderuar zoti Kryeministër!Shpresoj të kem vëmendjen Tuaj, në këtë moment historik për të krijuar një bazë ligjore, nxitëse për sportin në vendin tonë....

Horoskopi për ditën e shtunë, 19 shtator, 2020

DashiNë dashuri nuk do e keni të lehtë menaxhimin e situatës. Në punë do të jeni energjik dhe me shumë gjasë, do të keni...