Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Etiopinë Perëndimore. Më shumë se 80 persona kanë mbetur të vdekur, mes të cilëve edhe fëmijë 2 vjeç.
Aaron Masho është këshilltari i lartë për Komisionin Europian të të Drejtave të Njeriut në Etiopi. Ai ka deklaruar për mediat se masakra ndodhi të martën mes orës 5 dhe 7 të mëngjesit.

“Ne morën informacion se mbi 80 njerëz vdiqën, moshat e të cilëve variojnë nga 2 deri në 45 vjeç”, ka deklaruar ai.
Sipas mediave, sulmi i përgjakshëm ndodhi në zonën Daletti, në zonën Metekel të rajonit Benishangul-Gumuz. Kjo zonë është përfshirë nga sulme të rënda muajt e fundit.
Me qindra njerëz kanë vdekur gjatë këtyre muajve në këtë zonë. Më 23 dhjetor ndodhi një tjetër sulm i përgjakshëm, ku mbetën të vrarë 207 persona.