Monday, October 26, 2020

Makina del nga rruga, plagosen rëndë dy të rinjtë

Dy persona janë plagosur në një aksident në fshatin Shënpjetër të Fierit.

Raportohet se rreth orës 16:15, shtetasi A. A., 22 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka humbur kontrollin e makinës.

Për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke lënë të lënduar atë dhe një vajzë 21-vjeçe, me inicialet E. R.

Ata ndodhen në Spitalin e Fierit, për fat mirë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të saj.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Ekzekutohet udhëheqësi i lartë i al-Kaidës, pjesë e terroristëve më të kërkuar në botë

Forcat afgane kanë ekzekutuar udhëheqësin e lartë të al-Kaidës, Abu Muhsin al-Masri. Ai ishte pjesë e listës së Byrosë Federale të Hetimit...

“Shkarravina që bëjnë si moderatore”, zbulohet për kë prezantuese e kishte ironinë Ori Nebiaj

Ditën e dielë, moderatorja Ori Nebiaj bëri një status thumbues ndaj një moderatoreje. Ajo nuk përmendi emër në këtë status.

“Qeveria e papërgatitur për valën e dytë të koronavirusit”, denoncimi i fortë i Bashës

Kryedemokrati Lulzim Basha ka përmendur rastin e babait të një gazetari. Ndonëse kishte simptoma, atij nuk iu bë tamponi për 6 ditë...

“I kemi fituar me djersën e ballit”, naftëtarët e Ballshit letër Ramës dhe ministrave, thirrja e tyre

Naftëtarët e Ballshit kanë deklaruar se greva e tyre e urisë nuk do ndalet derisa të marrin atë që meritojnë. Sot, ata...