“Ma ka mbledhur partia”, ndërgjegjësohet Kryemadhi, shfaqet për herë të parë me maskë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka marrë sot pjesë në votimet që po zhvillohen brenda LSI për zgjedhjen e kryetarit të ri dhe delegatëve.

Përpara mediave, Kryemadhi është shprehur e sigurtë që ajo do jetë në krye të LSI. Por për herë të parë, ajo është parë me maskë në fytyrë.

 “Ma ka mbledhur Partia! Maska nuk duhet të mbahet për shkak të kërcënimeve, por duhet mbajtur sepse besohet në efektin e saj”, tha Kryemadhi.

“Doja të kisha një përgëzim për votimin online, ka qenë i jashtëzakonshëm. Jam e lumtur për ata të rinj që kanë pushtuar zyrat e LSI me një pjesëmarrje të madhe. Rinia shqiptare është jo vetëm energjia, por edhe zemra e popullit shqiptar”, u shpreh kryetarja e LSI për mediat.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Iu gjet kokainë brenda në makinë, arrestohet nga policia këngëtari i famshëm

Këngëtari shumë i njohur grek, Notis Sfakianakis, është arrestuar nga policia. Ai u ndalua rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme.

Ramës i ndodh e papritura/ Kryefamiljari i kërkon të heqi këpucët, kryeministri akuzon Ahmetajn se i ka vjedhur çorapet

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Shijak ku ka inaguruar shtëpinë e re të qytetarit Avni Doda. Rama ka...

Shokuese në Tiranë, gjendet i vetëvarur brenda shtëpisë djali 25 vjeç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një 25 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesën e...

Fero dhe Arbenita u martuan? Modelja zbulon të vërtetën

Një nga çiftet më të njohur të showbiz-it shqiptar janë Fero dhe Arbenita. Disa ditë më parë u raportua në media se...