Në 24 orët e fundit janë arrestuar nga Policia e Tiranës 10 persona. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Shtetasi me inicialet A. S, 25 vjeç, është arrestuar pasi kundërshtoi me dhunë gjatë detyrës punonjësit e policisë. Po ashtu, atij iu sekuestrua një sasi narkotike kanabis.
Ndërkohë, shtetasi me inicialet F. H, 43 vjeç, u arrestua sepse dhunoi të shoqen e tij. Nga ana tjetër, shtetasi me inicialet M. K, është arrestuar sepse ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nuses së djalit, e cila si pasojë ka tentuar të dëmtojë veten.
Ndërkohë shtetasit e mëposhtëm janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur: F. V., 39 vjeç, R. K., 40 vjeç, A. B., 51 vjeç, D. L., 39 vjeç, Ç. Sh., 49 vjeç dhe I. A., 43 vjeç.
- G., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.