Wednesday, September 23, 2020

Lulzim Basha braktis gjyqin dhe vijon me takimet në Durrës, ja kë dërgon ta përfaqësojë

Kreu i PD Lulzim Basha braktis seancën gjyqësore në lidhje me skandalin e 675 mijë dollarëve lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Duhen edhe 5 minuta nga fillimi i seancës që siç u lajmërua më herët do të mbahej në orën 14:00, ndërkohë që Basha ndodhet në Durrës aty ku vijon takimet me bizneset. Në seancë për ta përfaqësuar dërgon avokatin e tij.

Liderit të opozitës iu komunikua zyrtarisht akuza si i pandehur për dosjen e lobimit rus në SHBA në fushatën e zgjedhjeve të 2017. Kujtomë që Basha pasi qëndroi për rreth 45 minuta në prokurori, ka deklaruar më herët se akuza është politike, pasi nuk ka asnjë provë kundër tij.

Në këtë ngjarje janë të përfshirë edhe Arben Ristani dhe Ilir Dervishi, të cilët u morën të pandehur për akuzën e falsifikimit të formularëve.

Basha së bashku me ish-sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Ristanin por edhe Ilir Dervishin sipas prokurorisë akuzohen për falsifikim dhe fshehje të financimeve. Vendimi i prokurorisë vjen pas letër-porosive nga SHBA.

Ndërkohë kreu i Partisë Demokratike ndodhet në Durrës, nga ku edhe ka dhënë një deklaratë ndaj qeverisë, të cilës i ka kërkuar të ndërmarrë masa të menjëhershme për ringritjen e biznesit në zonat e prekura nga tërmeti.

Lulzim Basha:
Kriza ekonomike që ka përfshirë vendin dhe pasojat e tërmetit, kanë gjunjëzuar biznesin e Durrësit, një prej ekonomive më të rëndësishme të vendit. Shteti deri tani ka qene inegzistent për të ndihmuar në ringritjen e biznesit.

Sot u takova me pronarë dhe punonjës fasonerie dhe të një punishte perpunimi qumeshti.

Ata më shprehën shqetësimin e tyre se situata po i con drejt falimentimit. Shumë punonjës ende nuk janë rikthyer në punë pasi janë detyruar të strehohen larg vendbanimit të tyre në pamundësi të përballimit të kostove të një shtëpie me qera apo të jetojne në çadra.

Deri tani nuk kanë marrë asnjë bonus qeraje, ndërsa i sorollasin nga njëra zyrë në tjetrën. Bizneset nuk kanë patur asnjë mbështetje nga shteti për dëmet e shkaktuara ndërkohe që duhet të paguajnë taksat e rritura dhe fuqia blerëse është në nivelet minimale.

Mosmarrja e masave të menjëherëshme, do të sjellë pasoja të rënda për ekonominë dhe punësimin në Durrës dhe gjithë Shqipërinë.

Edhe njëherë i kërkoj qeverisë të marrë masa të menjëhershme për ringritjen e biznesit në zonat e prekura nga tërmeti duke nisur me:

1.Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore gjatë periudhës së rindërtimit për të gjithë operatorët ekonomikë me aktivitet në zonat e prekura.

Përjashtimin nga tatim fitimi për të gjitha subjektet që e ri-investojnë fitimin për të rikuperuar dëmet e tërmetit.
Pezullimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën deri në rikuperimin e dëmeve dhe pagesat e shtyra të kryhen me këste pas periudhës së rikuperimit.
Përjashtimin nga tvsh për të gjitha materialet, lëndët e para, mjetet kapitale që përdoren për rikuperimin e dëmeve.
Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit gjatë kohës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

Moti për ditën e mërkurë, 23 shtator

Gjatë ditës së mërkurë, në vend do të mbizotërojë koha e vranët dhe me shira.Temperatura më e lartë...

Horoskopi për ditën e mërkurë, 23 shtator, 2020

DashiHëna do të ketë ndikim të favorshëm, por ju duhet të jeni të vendosur që të gjeni të gjitha zgjidhjet për problemet tuaja. Megjithatë...

Grida Duma: Rama do të dalë nga politika në mënyrën më të shëmtuar të mundshme

Fondet për rindërtimin e tërmetit dhe fakti që kryeministri Edi Rama do të drejtojë fushatën zgjedhore në Durrës, a e penalizon Partinë Demokratike?Kjo ishte...

Mashtrimi me maskat e Covid/ Skandali në Itali përfshin edhe Shqipërinë

Hetimi ndërkombetar i skandalit të maskave në Itali ndaj një kompanie të huaj që dyshohet se përvetësoi mbi pesë milionë euro përfshin edhe prokurorinë...