Një nga personazhet më të njohura është Afërdita Dreshaj. Modelja shqiptare është shumë e komentuar në showbiz-in vendas.
Afërdita është edhe shumë aktive në profilin e saj në Instagram, ku publikon foto dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, Afërdita ka zbuluar blerjen e saj të fundit. Ajo ka treguar përmes disa videove në Instastory se ka blerë një makinë luksoze të markës “Porsche”.
Modelja ka publikuar disa foto nga brenda dhe jashtë makinës së saj. “Zemra ime e re është këtu”, ka shkruar Afërdita përbri këtyre videove.