Luiz Ejlli refuzohet edhe nga mamaja e tij: “Ai nuk është djali im, nuk e njoh për djalë”

0
49

Këngëtari Luiz Ejlli është një nga personazhet më të përfolura të momentit, për shkak të eksperiencës së tij në Big Brother Vip dhe karakterit të tij mjaft tërheqës. Ditët e fundit ai shokoi të gjithë shikuesit me deklaratën e tij se vuante nga një sëmundje e rëndë dhe se jeta e tij ishte në rrezik. Në mbrëmjen e kaluar Luizi ka kryer disa analiza në  spitalin ”Shefqet Ndroqi”, ende sot audienca është e përçarë duke mos ditur nëse duhet ti besojnë këngëtarit, apo produksionit apo nëse ka diçka të pavërtetë në këtë lojë.

Pasi produksioni ka kontaktuar familjen e Luizit, e cila jeton në Amerikë, mësohet se përgjigja e tyre ishte shokuese dhe se askush nuk dëshironte të kishte të bënte me të. Sipas burimeve të afërta mësohet se nëna e tij është shprehur se nuk dëshiron të ketë të bëjë me djalin e saj dhe se nuk dëshiron ta njohë më si të tillë.

Disa mendojnë se ky reagim I mamasë së këngëtarit ka të bëjë me deklaratën e tij që trazoi mbarë opinionin publik apo me problemet me jetën që ai ka bërë jashtë BBV të tilla si: Luizit I kanë hequr licensën e noterit për shkak të mashtrimeve, apo edhe përfshirja e tij në botën e kumarit.