Një nga reperet më të famshme të momentit është padyshim Loredana. Reperja ka qenë shumë e komentuar këto kohë për skandalin e vjedhjes. Ajo u akuzua nga një çift zvicerian se u kishte vjedhur mijëra franga.
Megjithatë, Loredana vazhdon me karrierën e saj muzikore. Ajo ka bërë shumë këngë të fundit, të cilat kanë pushtuar tregun zvicerian e gjerman dhe janë kthyer në hite.
Madje, Loredana ka fituar një çmim shumë të rëndësishëm. Reperja ka zbuluar se dje është organizuar ceremonia e ndarjes së çmimeve “Hype” nga Sony Music. Në këtë event, ajo ka fituar çmimin “Reperja më e mirë”.
Por Loredana nuk ka qenë e pranishme në këtë ceremoni. Megjithatë, ajo ka falenderuar fansat përmes një videoje të publikuar në Instastory. Gjithashtu, reperja ka falenderuar Mozzik dhe bashkëpunëtorët e saj, Miksu dhe Macloud.