Monday, October 26, 2020

Lleshaj vizitoi policët e plagosur, reagon Vasili: “Mos t’i ndyjë spitalet, të shkojë si pacient se…”

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka shkuar sot për një vizitë në Spitalin e Traumës, për të parë nga afër gjendjen e policëve të plagosur gjatë protestës së opozitës së bashkuar që u zhvillua dje para Kryeministrisë.

Mbi këtë vizitë ka reaguar ish deputeti i LSI, Petrit Vasili, i cili shprehet se spitalet nuk janë reparte policie, as FNSH, as Garda e Republikës, duke i thënë që të shkojë të shtrohet vetë sepse ka nevojë.

Statusi i Petrit Vasilit:

Lleshaj te shkoje si pacient ne spitale, se ka nevoje dhe jo ti ndyje ato si minister bandit!!

Ministri i Brendshem ose zorra qorre e Edi Rames çfaqet neper spitale si nje i zbritur nga pylli,qe hungerin pa ditur se ku ndodhet.

Shpjegojani ketij te shkalluari,qe spitalet nuk jane as reparte policie,as detashmente gaz-hedhese,as FNSH,as Garda e Republikes, por jane institucionet qe prodhojne jete dhe zemra e tyre jane mjeket dhe infermieret.

Ndaj ky i shkalluar te mendohet mire kur hyn ne spitale,kur hungerin dhe leh brenda spitaleve, edhe kur guxon e jep urdhera brenda spitaleve.

Ky minister i brendshem duhet tu drejtohet spitaleve si pacient se vertet ka shume nevoje, qe te trajtohet,si i semure qe eshte, ndonese shpresat e tij per sherim jane shume te pakta.

Nuk i sheron dot mjeksia as komplekset,as deliret dhe as deprimimet gjithfaresh te nje ministri kaq me shume probleme psiqike dhe psikologjike te te tashmes dhe te shkuares.

Ai thjesht do rendohet gjithnje e me shume,por atehere sherimin do ta marre persiper prokuroria, sepse mjeksia do te jete e panevojshme.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Viojnë ndëshkimet ndaj qytetarëve që s’vendosin maska, 644 gjoba përfshirë pasagjerët në makina

Policia e Shtetit vijon të vendosë masa administrative ndaj qytetarëve që nuk vendosin maska, përfshirë këtu dhe pasagjerët që nuk kanë lidhje familjare me...

288 raste të reja me Covid, 51 të shëruar dhe 3 humbje jete/ Ja shtrirja gjeografike e rasteve aktive

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë konfirmuar 288 raste të reja me koronavirus.Gjithashtu, në të dy spitalet dedikuar Covid-19 në Tiranë kanë ndërruar...

Dalin nga kampi Al-Hol katër fëmijë shqiptarë, Rama niset drejt Libanit: Do të marrim…

Finalizohet sot pjesa e parë e operacionit të kthimit në Shqipëri të fëmijëve dhe grave që ndodhen në kampin e Al Holit në Siri.Kryeministri...

Gafa e Pampurit “11×2=24”, Rama qesh me lot dhe ironizon: Tabela e shumëzimit në PD ka virusin lule më lule

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për gafën e ish-deputetes së PD-së, Oriola Pompuri, e cila teksa po llogariste shtretërit në spitalet Covid, tha se...