Ardhja e Antonio Kontes i trajneri i ri i Interit ka vënë në lëvizje shumë futbollistë.
Pas Ikardit edhe Naingolanit, në listë shtohet edhe Zhoao Mario. Portugezi mesa duket nuk ka bindur drejtuesit e skuadrës italiane dhe pritet të largohet këtë merkato verore.
Skuadra e parë e interesuar për të është Monako. Francezët janë të gatshëm të ofrojnë deri në 15 milionë euro. Një bilanc shumë negativ ky, duke kujtuar që ai u ble nga Sportingu për 40 milionë euro 3 vite më parë.
Vitin e kaluar ai u dërgua në huazim te Uest Hemi, por sërish është rikthyer në Milano. Tani e ardhmja e tij duket të jetë Franca, megjithatë, ende nuk është bërë asgjë zyrtare.