‘Lëpijnë ata që kanë pështyrë deri dje’, Kreshnik Spahiu sulmon PD dhe i del në krahë Topallit: Kur Jozefina sulmohej me kallashnikovët e Ilir Metës, Basha shpenzonte lekët e Soros në Hollandë

Të shumta ishin reagimet pas lajmit se ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli do të rikthehej në politikë duke kandiduar me një parti të re të krijuar nga ajo vetë.

Nuk munguan as komentet e demokratëve, të cilët e quajtën Topallin tradhëtare për krijimin e partisë së re, ndërkohë që në mbrojtje të saj ka dalë themeluesi i Alenacës Kuq e Zi, Kreshnik spahiu.

Ai thotë se nuk ka aspak simpati për topallin, por kur ajo sulmohej me kallashnikovë nga Meta, Basha shpenzonte lekët e Soros në Hollandë dhe nuk ishte anëtar i PD, ndërkohë që sot Basha është aleat i Metës dhe baltos Topallin si tradhëtare.

“Unë për Jozefina Topallin s’kam aspak simpati. ZERO… por kur ajo sulmohej nga kallashnikovë.t e Ilir Metës, Basha shpenzonte lekët e Soros në Hollandë dhe nuk ishte as antarë i PD. Atëherë Jozefina konsiderohej heroina e partisë.

Sot Basha është aleat i Metës dhe baltos Jozefinën si tradhëtare. Më palaço dhe pa karakter se “demokratët” nuk gjen në planet!

Lëpijnë çdo ditë ata që kanë pështyrë deri dje”, shkruan Spahiu.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

“Ishte i pavetëdijshëm dhe i ftohtë”, ndërron jetë i ati sapo del nga Infektivi, djali denoncon mjekët

Një denoncim i fortë ka mbërritur nga familjarët e një të moshuari me inicialet Ll.G në kryeqytet, të cilët kanë pretendime se stafi mjekësor...

Gjermania nuk del nga mbyllja, cilat do jenë masat e tjera kufizuese që priten të shtohen

Më 2 nëntor Gjermania u fut në një mbyllje të lehtë për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve dhe vdekjeve....

E trishtë, ndërron jetë nga koronavirusi babai i Myftiut të Shkodrës

Një lajm i trishtë është raportuar në media. Babai i Myftiut të Shkodrës Muhamed Sytari, Bardhyli, ka ndërruar jetë nga koronavirusi.

“Mbizotëron k*rvëria, turp!”, Erik Lloshi shpërthen keq ndaj Festivalit të Këngës në RTSH

Erik Lloshi, këngëtari i njohur shqiptar, do marri pjesë këtë vit në Festivalin e 59 të Këngës në RTSH. Aty ai konkurron...