Lehtësohen masat anti-Covid, udhëtarët që shkojnë në Malin e Zi nuk do kryejnë më tamponin

Mali i Zi ka lehtësuar masat e Covid-19. Kështu, të gjithë personat që udhëtojnë drejt Malit të Zi nuk nevojiten të dorëzojnë tamponin me përgjigjen negative.

Lajmin e ka dhënë ministria e Jashtme Shqiptare pak më parë. Prej datës 12 janar, në Malin e Zi mund të udhëtosh pa qenë nevoja të kryesh tamponin.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se pas rishikimit të masave anti COVID, Mali i Zi ka vendosur të anulojë masën e ndalimit të komunikacionit ndërurban.

Duke filluar që prej datës 12 janar 2021, Mali i Zi do të lejojë hyrjen e lirë të të gjithë shtetasve të huaj, përfshirë edhe ata shqiptarë, pa detyrim për të paraqitur një test negativ PCR”, njofton Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Moti për ditën e mërkurë, 20 janar

Gjatë ditës së mërkurë, në vend do të mbizotërojë koha e vranët dhe me shira. Temperatura më e lartë...

“Abortova fëmijën kur isha duke prezantuar emisionin”, moderatorja rrëfen momentin prekës

Myleene Klass është një moderatore e njohur në Britani. Së fundmi, ajo ka rrëfyer një moment të vështirë në jetën e saj.

Gruaja me aftësi ndryshe bëhet nënë për herë të dytë, ministrja: “Lot gëzimi në maternitet”

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka qenë sot në maternitetin “Koço Gliozheni”. Ajo ka bërë të ditur se Anisa, një grua me...

Aksident fatal në Milot-Thumanë, përplasja me mjetin lë të vdekur 70 vjeçarin

Një aksident fatal është regjistruar mbrëmjen e sotme në Milot-Thumanë. Një 70 vjeçar ka gjetur vdekjen. Shtetasi me inicialet...