‘Legalizimi i kanabisit, plan i Sorosit për Shqipërinë’/ Media gjermane jehonë deklaratave të Berishës

Portali i Brukselit, Business New Europe i ka bërë jehonë qëndrimit të opozitës shqiptare në lidhje me çështjen e legalizimit të kanabisit. Portali shkruan se projektligji i qeverisë për legalizimin e kanabisit ka sjellë reagimin e zemëruar të opozitës shqiptare.

BNE shkruan se ky projektligj erdhi pikërisht pasi një raport i OKB zbulon se Shqipëria është një nga vendet kryesore në botë për kultivimin dhe shpërndarjen e kanabisit.

Më tej në shkrim, thuhet se pavarësisht përpjekjeve me shumë publicitet për të zhdukur kanabisin nga zona e Lazaratit, kultivimi i kësaj droge në vend është rritur.

- Advertisement -

“Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e kritikoi këtë propozim, duke thënë se do të ishte një mbështetje e pamasë për krimin në mbarë botën dhe një pikë e zezë për Shqipërinë.

Duke marrë një fjali që përdoret shpesh nga politikanët e djathtë në Evropën Qendrore dhe Juglindore, ai deklaroi se Rama e ka ndërmarrë hapin për të ekzekutuar doktrinën e filantropit miliarder, George Soros.

Soros ka mbrojtur reformën në politikën e drogës, duke u fokusuar në aksesin në kujdesin shëndetësor dhe mbështetjen sociale, në vend të ndëshkimit dhe parandalimit, sipas Fondacionit të Shoqërisë së Hapur që ai drejton”, thuhet në shkrim.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit