Lajmi i trishtë/ Në luftë me Koronavirusin prej disa ditësh, ndërron jetë regjisori i njohur shqiptar

Lajm i hidhur për të gjithë kinematografinë dhe artin shqiptarë. Është ndarë nga jeta regjisori i njohur Muharrem Fejzo në moshën 87-vjeçare i prekur nga Covid-19.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije djali i tij, Joe Fejzo me anë të një postimi në rrjete sociale.

Regjisori ishte prekur nga Covid disa ditë më parë, ndërsa ditët e fundit gjendje e tij shëndetësore ishte përkeqësuar, duke humbur kështu betejën me virusin vdekjeprurës.

Muharrem Muharrem Fejzo lindi në Kolonjë në vitin 1933. Fejzo bëri praktikë si sufler në Teatrin Popullor në Tiranë. Ai gjithashtu kreu studimet në degën e aktrimit dhe nga pasioni i madh që kishte për kinemanë, Muharrem Fejzo kontribuoi si grimier në disa nga filmat e parë shqiptarë. Vite më vonë u bë drejtori i Shtëpisë së Kulturës në qytetin e Kukësit.

Përpara se të realizonte filmin e tij të parë, “Montatorja” (1970), Fejzo punoi si asistent regjisor në dy filma artistikë, “Prita” (1968) të Mithat Fagut dhe “Njësiti Guerril” (1969) të Hysen Hakanit. Në vitin 1972 Muharrem Fejzo, së bashku me regjisorin Fehmi Hoshafi, realizoi filmin “Kapedani”, komedinë e parë që vazhdon të konsiderohet edhe sot si një nga kryeveprat e kinemasë shqiptare.

Gjatë karrierës së tij, regjisori Muharrem Fejzo realizoi mbi dhjetëra filma të tjerë, midis të cilëve mund të përmenden: Operacioni “zjarri” (1973) dhe “Mësonjtorja” (1979). Filmin e tij të fundit “Muri i gjallë”, Muharrem Fejzo e realizoi në vitin 1989.

Ai mbante titullin “Naim Frashëri” dhe “Mjeshtër i madh”.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Ramës i ndodh e papritura/ Kryefamiljari i kërkon të heqi këpucët, kryeministri akuzon Ahmetajn se i ka vjedhur çorapet

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Shijak ku ka inaguruar shtëpinë e re të qytetarit Avni Doda. Rama ka...

Shokuese në Tiranë, gjendet i vetëvarur brenda shtëpisë djali 25 vjeç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një 25 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesën e...

Fero dhe Arbenita u martuan? Modelja zbulon të vërtetën

Një nga çiftet më të njohur të showbiz-it shqiptar janë Fero dhe Arbenita. Disa ditë më parë u raportua në media se...

Vetëm 40 vjeçe, ndërron jetë mjekja pas infektimit me koronavirus

Një lajm i trishtë është raportuar në media. Mjekja 40 vjeçare turke Ferdane Bilgi ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spital.