LAJM I FUNDIT/ Publikimi i pagave, arrestohen dy punonjes të tatimeve

Dy punonjës së tatimeve janë arrestuar lidhur me publikimin e listave me të dhënave personale të mbi 600 qytetarëve, mes të cilave edhe lista e pagave.

Burime bëjnë me dije se deri më tani janë arrestuar dy punonjës së tatimeve lidhur me skandalin, ndërkohë që hetimet ende vijojnë. Më vonë gjatë ditës, policia dhe prokuroria pritet të mbajnë një konferencë për mediat, ku do të japin të tjera detaje për rastin.

Disa ditë më parë u publikua një listë me pagat e muajit Janar 2021 për punonjës së administratës publike dhe shtetërore. Përveç pagës bruto, lista përmbante edhe të dhëna të tjera si numri i kartës së identitetit, emri i plotë, etj.

- Advertisement -

Ditën e djeshme, u publikua një tjetër listë pagash për muajin Prill 2021. Në këtë listë shfaqeshin edhe numrat e celularit.

- Advertisement -

Ndërkohë, këtë të Premte në aplikacionet e komunikimit u publikua një listë me të dhënat e mbi 500 mijë automjeteve, si targat, emrin e pronarit që ka regjistruar mjetin dhe ngjyrën.

Ditën e djeshme, Prokuroria e Tiranës regjistroi procedimin penal për “shpërdorim detyre” dhe “ndërhyrje në sistemet kompjuterike”, në lidhje me çështjen e pagave. Prokuroria ka dërguar grupin hetimor për të kryer veprime në tre institucione, në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, në Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe në Drejtorinë të Përgjithshme të Tatimeve. Paraditen e së Mërkurës, Prokuroria e Tiranës nisi verifikimin e rastit pasi një grup qytetarësh paraqitën një kallëzim ku kërkonin hetimin e publikimit të të dhënave të tyre personale.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisment -

ME TE LEXUARA