Një tjetër mjek shqiptar ka humbur jetën nga koronavirusi. Bëhet fjalë për drejtorin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Kujtim Zarari.
Ka qenë Oda e Mjekëve të Kosovës që ka konfirmuar lajmin e trishtë për mediat. Mësohet se i ndjeri ishte gjithashtu anëtar i Kuvendit.
Ditët e fundit gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ndjeshëm. Ai ishte shtruar në spitalin e Gjakovës, ku po merrte trajtim mjekësor.
Mjeku ka humbur jetën në moshën 51 vjeçare. Të shumtë janë viktimat nga koronavirusi nga rradhët e stafit mjekësor në Shqipëri dhe Kosovë.