Këngëtarja dhe aktorja Lady Gaga do të jetë një nga prezantueset e eventit të madh të ndarjes së çmimeve Oscar 2022. Eventi, që në orën lokale në Shqipëri do të nis të dielën 28 mars 2022 do të filloj në orën 00:15 dhe mbahet në “Dobly Theatre” në Los Angelos.
Disa ndër prezantuesit e tjerë të edicionit të këtij viti të çmimeve Oscar do të jenë edhe Kevin Costner, aktorja Zoe Kravitz e njohur për publikun shqiptar në filmin “Batman” në rolin e “CatWoman”, po ashtu prezantues do të jetë edhe aktori Chris Rock. Një tjetër prezantuese do të jetë këngëtarja dhe aktorja Halle Bailey.
Lexo edhe këtë artikull: Berlusconi bëhet prapë “dhëndër” të shtunën. Kush është nusja e 85 vjeçarit?
Mes prezantuesve do të jetë edhe këngëtari Sean “Diddy”. Këta janë vetëm disa nga prezantuesit e shumtë të çmimeve. Organizatorët kanë thënë se ky edicion do të ketë shumë emocione e padyshim shumë surpriza.