“Kush vjedh votën t’i pritet dora si në Mesjetë”, Artan Hoxha tallet me Metën: U erdhi dita dhe kovaçëve

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar deklaratën e presidentit Ilir Meta i cili u shpreh sot se kush vjedh voten t’i pritet dora si në Mesjetë.

Me nota ironie, Hoxha thote se tashmë u erdhi dita edhe kovaçëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha thotë se pas premtimit të presidentit është rritur në mënyrë të menjëhershme kërkesa pranë kovaçeve, për prodhimin e sopatave të reja, apo per mprehjen e sopatave të vjetra.

“U erdhi dita dhe kovaçeve…. Me ne fund shfaqet drita ne fund te tunelit, pas nje epoke te erret, per zejen e hekurpunuesve, apo kovaçeve, si njihen ne zhargonin popullor.

Pas premtimit te presidentit Meta, se kush vjedh votat do t’i priten duart, eshte rritur ne menyre te menjehershme kerkesa prane kovaçeve, per prodhimin e sopatave te reja, apo per mprehjen e sopatave te vjetra.

Sipas kovaçeve, sa me e mprehte te jete sopata, aq me shume duar vota-vjedhesish mund te shkurtosh Zyra e propagandes e qeverise, po heton se kush fshihet pas ketij premtimi te Metes.

Pasi ka dyshime te forta se “trusti i kovaçeve”, qe prodhon dekoratat te cilat i shperndan presidenti Meta, mund te kete lobuar apo te kete paguar rryshfet, ne menyre qe te mundesohet lulezimi i ketij biznesi mijeravjeçar…”, shkruan Hoxha.

Më tej Hoxha thotë se për të parandaluar këtë lëvizje të presidentit, pritet shumë shpejt që qeveria të hartojë një projektligj, i cili do miratohet në kuvend, në mënyrë që të merren nën kontroll të gjitha kovaçanat e vendit.

“Ndersa kovaçet, do ti nenshtrohen nje testi se çfare bindje politike kane, dhe kush eshte politikani me i pelqyer prej tyre ne Facebook….”, vazhdon më tej ironia e Hoxhës.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Vrau me sqepar burrin e saj, zbardhet deklarata në polici e Drane Dedës: Më detyroi të bëja 10 fëmijë

Një 58-vjeçare qëlloi për vdekje bashkëshortin e saj, teksa ai po flinte gjumë.Ngjarja ndodhi në Kurbin të Lezhës, ku Drane Deda vrau me sqepar...

Horoskopi për ditën e martë, 24 nëntor, 2020

DashiNëse ka një vullnet nga të dy, historitë e dashurisë që kanë pasur një krizë tani mund të rikuperohen. Në punë, ekziston një dëshirë...

PD denoncon ministren: Harxhon 10 mijë euro çdo javë me helikopter (Video)

Përmes denoncimit të ish-deputetit Xhemal Gjkunkshi, Partia Demokratike ka akuzuar ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka se është duke përdorur helikopterët e ushtrisë për të...

Rekord viktimash nga Covid në Shqipëri: 17 humbje jete në 24 orë dhe 795 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë konfirmuar 795 raste të reja me koronavirus.Gjithashtu, në spitalet dedikuar Covid-19 në Tiranë kanë ndërruar jetë 17...