Saturday, September 19, 2020

Kush janë 8 emrat që vijojnë garën për kreun e BKH

Janë tetë emra që do të vijojnë garën për tu zgjedhur në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

“Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e BKH-së ka përfunduar vlerësimin e testit të aftësive fizike, testit të arsyetimit logjik dhe të aftësive për të shkruajur raporte dhe ka llogaritur pikët totale për secilin kandidat, për të identifikuar kandidatët më të mirë për Drejtor të BKH-së, që do të marrin pjesë në fazat e tjera të përzgjedhjes. Komisioni mbeti shumë i kënaqur nga cilësia dhe performanca e aplikantëve, dhe si pasojë ka vendosur që të rrisë numrin që do të konkurrojë në fazat e fundit nga 6 në 8 kandidatë”, thuhet ne një njoftim të kreut te SPAK, Arben Kraja.

Kandidatët e kualifikuar që vijojë konkurrimin:

  1. Aida Veizaj – Ish-Drejtuese e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin;
  2. Ardian Çipa – Ish-zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit;
  3. Artur Beu – Zyrtar i Interpolit;
  4. Ervin Hodaj – Ish-drejtor i Policisë Tiranë;
  5. Gentjan Shehaj –  Ish-drejtuesi i Policisë së Vlorës;
  6. Lindita Nushi –  Ish-drejtore e kufirit Durrës;
  7. Idajet Faskaj –  Zyrtar i lartë i Policisë;
  8. Ylli Pjetërnikaj – Prokurori i komanduar në Tiranë, ish-drejtues i komanduar i Prokurorisë Shkodër.

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

Tërmet në Greqi lëkundjet ndihen edhe në vendin tonë, publikohen të dhënat

Lëkundje tërmeti në Shqipëri. Lëkundja është ndjerë në Tiranë, por zgjati pak sekonda. Të dhënat e para flasin për një...

Moti për ditën e shtunë, 19 shtator

Gjatë ditës së shtunë, në vend do të mbizotërojë koha e vranët.Temperatura më e lartë do të jetë...

“Ramës i doli boja”, Vasili sulmon hapur: “Propozon mbyllje 100 për qind të listave”

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, me anë të një shënimi në rrjetet sociale shkruan, se Edi Ramës i ka dalë përfundimiisht boja.Vasili shprehet se,...

“Deklaroni menjëherë pasurinë”, OFL iu çon formularin katër të dënuarve për terrorizëm

Pasditen e sotme Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë, katër të dënuarve me akuzën e terrorizmit.Bëhet fjalë për...