Friday, September 18, 2020

Kush do largohet Messi apo Bartomeu? Presidenti premton dorëheqjen, por me një kusht

Të tjera informacione vijnë nga Spanja në lidhje me të ardhmen e yllit argjentinas Lionel Messi, i cili dy ditë më parë i dërgoi klubit të Barcelonës një letër zyrtare, ku kërkonte aktivizimin e klauzolës që e lejon të prishë kontratën një vit para përfundimit të saj.

Kaq mjaftoi që tifozët katalanë të dalin në protestë, duke kërkuar largimin e presidentit Josep Bartomeu, të cilin e cilësojnë si shkaktarin e largimit të 6 herë fituesit të Topit të Artë, ndërsa te Barcelona kanë ende shpresa t’i ndryshojnë mendje Messit.

Kështu mediat pranë klubin “blaugrana” konfirmojnë se presidenti Bartomeu ka marrë përsipër të japë dorëheqjen nga ky post, por me kushtin që Messi të pranojë se është ai problemi dhe të bëjë prapakthehu.

“Nëse Messi pranon se unë jam problemi dhe vendos të qëndrojë me largimin tim, atëherë unë jam gati të jap dorëheqjen”, mësohet t’u ketë thënë Bartomeu disa anëtarëve të bordit drejtues të klubit katalan.

Vetë ylli argjentinas pritet që të hënën të paraqitet nën urdhrat e Ronald Koeman, në ditën e parë të grumbullimit për përgatitjet e sezonit të ri, por në Katalunjë e kanë të qartë që do të jetë e vështirë ta shohim Messin sërish me fanellën e Barçës në fushë.

Aktualisht mediat raportojnë se në garë për të marrë shërbimet e yllit argjentinas të futbollit, janë Manchester City, Paris Saint Germain dhe Inter, të cilat po punojnë paralelisht për të bindur Messin.

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

“Ramës i doli boja”, Vasili sulmon hapur: “Propozon mbyllje 100 për qind të listave”

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, me anë të një shënimi në rrjetet sociale shkruan, se Edi Ramës i ka dalë përfundimiisht boja.Vasili shprehet se,...

“Deklaroni menjëherë pasurinë”, OFL iu çon formularin katër të dënuarve për terrorizëm

Pasditen e sotme Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë, katër të dënuarve me akuzën e terrorizmit.Bëhet fjalë për...

“Nuk dua lemoshë”, Armando Duka letër të hapur kryeministrit Rama

I nderuar zoti Kryeministër!Shpresoj të kem vëmendjen Tuaj, në këtë moment historik për të krijuar një bazë ligjore, nxitëse për sportin në vendin tonë....

Horoskopi për ditën e shtunë, 19 shtator, 2020

DashiNë dashuri nuk do e keni të lehtë menaxhimin e situatës. Në punë do të jeni energjik dhe me shumë gjasë, do të keni...