Kundër Rusisë/ TikTok dhe Netflix pezullojnë shërbimet

“Për shkak të ligjit të ri për ‘lajme të rreme’ të Rusisë, ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të pezullojmë transmetimin e drejtpërdrejt dhe përmbajtjet e reja në shërbimin tonë video, ndërkohë që shqyrtojmë implikimet e sigurisë të këtij ligji. Shërbimi ynë i mesazheve brenda aplikacionit nuk do të ndikohet”, thuhet në reagimin e TikTok

Ndërkaq Netflix dhe TikTok iu bashkuan listës së gjatë të kompanive që pezullojnë shërbimet në Rusi.

Shërbimi i rrjeteve sociale shtoi se ai do të vazhdojë të vlerësojë rrethanat në zhvillim në Rusi për të përcaktuar se kur mund të rifillojnë plotësisht shërbimet, ku prioriteti është siguria.

 

- Advertisement -

Netflix citoi “rrethanat në terren” për vendimin e tyre për pezullimin e shërbimeve në Rusi, por nuk dha detaje të mëtejshme.

 

 

Pasi presidenti rus Vladimir Putin miratoi rregulloren, e cila parashikon deri në 15 vjet burg për “përhapjen e informacioneve të rreme” në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë, media të shumta perëndimore si BBC, CNN, ZDF dhe Bloomberg pezulluan aktivitetet e tyre në Rusi.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit